Cana: Nuk ndalemi me kaq

  • 05 September 2015 - 13:43
Cana: Nuk ndalemi me kaq

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se skuadra ka ende punë për të bërë në rrugëtimin drejt "Euro 2016".

Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka qenë më i miri në mbrëmjen e së premtes në Kopenhagen. Madje ka pasur dhe një ndërhyrje decizive, ndërsa ka shmangur një gol të sigurtë të Danimarkës.

Ja dhe prononcimi i tij i dhënë për “Panorama Sport”:

“Realisht kemi zhvilluar ndeshje të mira dhe cilësore dhe kemi arritur këto rezultate pozitive, të cilat e lënë Shqipërinë të shpresojë që të jetë në Francë 2016.

Me një kundërshtar direkt një rezultat i tillë merr shumë vlera. Megjithatë ne nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë t’i marrim ndeshjet një e nga një.

Pjesa e parë ka qenë nën kontrollin tonë. Kurse në të dytën ndryshoi ritmi i lojës në favor të kundërshtarit.

Kemi pasur dhe një rast shënimi shumë të mirë në fund. Megjithatë kemi luajtur mirë e duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Portugalisë në Elbasan Arena”.