Seria A, Icardi e Marchisio lënë pas dëmtimet

  • 05 September 2015 - 14:44
Seria A, Icardi e Marchisio lënë pas dëmtimet

Lajme të mira për trajnerin e Interit, Roberto Mancini. Sipas të gjitha gjasave Mauro Icardi do të jetë gati për derbin e 13 Shtatorit ndaj Milanit. Sulmuesi argjentinas mesa duket ka lënë pas problemet muskulare në kofshën e djathtë që e detyruan të linte fushën e blertë pas 15 minutash në sfidën ndaj Atalantas si dhe të mos ishte i pranishëm në takimin e javës së dytë të Serisë A ndaj Carpit. Kontrollet të cilave iu është nënshtruar sëfundmi Maurito kanë dhënë rezultate shumë të kënaqshme dhe Icardi do të zbresë rregullisht në fushë në derbin e Madoninës. Të Dielën dhe të Hënën, 22-vjecari do të stërvitet sërish i vecuar nga shokët për tu bashkuar me grupin të Martën. Mancini dëshiron ta hedhë me cdo kusht në fushë ndaj Milanit sulmuesin që sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Serisë A sëbashku me Luca Tonin, dhe me shumë mundësi do të jetë Icardi sëbashku me dyshen ballakanase Jovetic-Perisic që do të udhëheqë sulmin e Interit ndaj kuqezinjëve. Asnjë problem edhe për mbrojtësin brazilian Miranda që aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit.

Lajme të mira nga infermieria nuk ka vetëm për Interin por edhe për Juventusin. Claudio Marchisio e ka lënë pas dëmtimin në gju dhe do të jenë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për ndeshjen e të Shtunës së ardhshme ndaj Chievos.