Berisha, 222 minuta pa pranuar gol

  • 05 September 2015 - 15:34
Berisha, 222 minuta pa pranuar gol

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha nuk është mposhtur që 222 minuta lojë.

Etrit Berisha shkëlqeu në barazimin e Shqipërisë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Ai bëri disa intervenime fantastike duke e shpëtuar ekipin kuqezi nga goli i kundërshtarit.

Portieri prishtinas nuk po kalon momente të mira tek Lazio por kur bëhet fjalë për kombëtaren ai shndërrohet në një portier të pamposhtshëm.

Janë bërë plot 222 minuta pa pësuar gol, në tre ndeshje, edhe pse njëra e luajtur për vetëm 42 minuta, ajo ndaj Serbisë në Beograd.