Santos: Portugalia do të jetë më e mirë se Franca

  • 05 September 2015 - 16:43
Santos: Portugalia do të jetë më e mirë se Franca

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka thënë se ekipi i tij do të jetë më i mirë se Franca me fillimin e “EURO 2016”

Edhe pse Portugezët pësuan humbje, Santos ishte i lumtur me atë që kishte parë nga paraqitja e lojtarëve portugez

“Është  e qartë se ne duhet t’i përmirësojmë disa aspekte të lojës sonë, por, mendoj se kishim një paraqitje të mirë”, tha ai.

“Ne bëmë lojë të hapur, siç kam thënë në momente të caktuara loja ishte nën kontrollin tonë, në të tjera ishte koha e Francës”.

“Kështu, mendoj se treguam që mund ta mposhtim Francën. Nuk ishte çështja sot, këtu, por mendoj se do të jetë pas disa muajsh, kur ne do të jemi atje, në Francë”, përfundoi Santos.