Vdes legjenda e boksit pasi nokautohet në ring

  • 05 November 2018 - 15:01
Vdes legjenda e boksit pasi nokautohet në ring

Boksieri Italian, Christian Daghio, ka vdekur në moshën 49-vjeçare pas një meçi kundër Don Pareuangit për titullin e kampionit në Tajlandë.

Gjatë rundit të fundit të meçit mes këtyre të dyve, Daghio pësoi disa goditje të rënda nga Don Pareuang, të cilat përfunduan me një nokaut. Ndikimi i këtij nokauti nuk u bë i ditur menjëherë.

Përveç që e humbi mundësinë të shpallej kampion i botës, ai menjëherë u dërgua në spital pas këtij nokauti, ku për dy ditë mbeti në komë.

Dy ditë më vonë, ai ndërroi jetë pasi nuk arriti të shërohej nga dëmtimet serioze të trurit. 

(Kosova Sot)