Ambasadori i Britanisë e komenton vendimin e Liverpoolit që nuk e mori Shaqirin në Beograd

  • 08 November 2018 - 11:50
Ambasadori i Britanisë e komenton vendimin e Liverpoolit që nuk e mori Shaqirin në Beograd

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell e ka komentuar vendimin e Liverpoolit për të mos e marrë me vete Xherdan Shaqirin në Beograd në ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së kampionëve, të cilën skuadra e Jurgen Klopp e humbi me rezultatin 2-0.

Një komentues e ka pyetur ambasadorin në Facebook lidhur me këtë çështje, ai është përgjigjur kështu: “Lojtarët e Everton nuk e kanë këtë problem”.

Jurgen Klopp vendosi ta lërë Xherdan Shaqirin jashtë listës së skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen në udhëtim në Ligën e Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës në kryeqytetin serb të martën, duke thënë se politika ka ndikuar në vendin e tij dhe jo siguria e shqiptarit.

Shaqiri u paraqit ndaj Crvena Zvezdës në ndeshjen e parë në Angli dhe më vonë u shpreh i gatshëm të udhëtojë për në Beograd për t’i ndihmuar skuadrës së tij duke thënë se nuk ia ka frikën askujt.

Por, Klopp duket se vendosi të mos e dëgjojë Shaqirin dhe ta lërë atë në shtëpi për arsyeje politike.

 

(Kosova Sot)