Sarri i pakënaqur me fitoren e Chelsea
Goli i fitores se Olivier Giroud në pjesën e dytë kundër Bates nuk e ka kënaqur menaxhirin, të cilit nuk i ka pëlqyer paraqitje e Bluve të Londrës
Maurizio Sarri ishte i pa impresionuar me paraqitjen e ngadaltë të Chelsea kundër bate pavarësisht se skuadra e tij fitoi 1-0 për të kaluar në fazën e eliminimit direkt në Europa Ligë.
Goli i parë i Olivier Giroud pas 794 minutave për klubin ishte e vetmja gjë pozitive për skuadrën nga Premier Liga.
“Ne nuk luajtëm shumë mirë. Nuk me pëlqeu pjesa e parë sepse ne e lëvizëm topin ngadalë”, tha Sarri për gazetarët.
“Ishte shumë vështirë të jemi të rrezikshëm, por ne ishim më të mirë në 25 minutat e parë të pjesës së dytë. Ne nuk arritëm ti menaxhojmë mirë edhe 15 minutat e fundit”.
“Gjëja më e mirë e kësaj ndeshje është rezultati. Nuk ishte lehtë që të luajmë mirë këtu, për shkak të kushteve dhe motit”.
(Kosova Sot)