Trajneri gjerman: Shaqiri është si Messi

  • 12 November 2018 - 17:28
Trajneri gjerman: Shaqiri është si Messi

Ish-trajneri i Xherdan Shaqirit në Basel, Thorsten Fink, ka thënë se zvicerani me origjinë shqiptuar është i talentuar si ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dhe se nëse vazhdon të punoj shumë, ai mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit.

Ylli i Liverpoolit ka arritur shumë në karrierën e tij si futbollist, qysh nga kur kishte triumfuar me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve. Ai kishte shijuar edhe disa sezone në Inter dhe në Stoke City.

Ai u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro nga Stoke City, ku kishte kaluar tre sezone. Ai vendosi të largohej pasi që ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Shqiptari ka filluar ta dëshmojë talentin e tij në Anfield gjatë së kohës së fundit, kur ka filluar të luajë më shumë për skuadrën e Jurgen Kloppit. Ish-trajneri i tij, Fink, beson se ai mund të bëhet lojtari më i mirë i kësaj skuadre për shkak të talentit të lindur që e ka.

“Cristiano Ronaldo ka punuar për çdo gjë që ka arritur, ndërsa Messi e ka pasur këtë talent, ai nuk ka punuar për ta arritur atë. Për mua, Messi thjesht ka lindur i talentuar dhe kjo gjë vlen edhe për Shaqirin”, ka thënë Fink, i cili tani është trajner i Grasshopers.

“Ai e ka një talent për të luajtur futboll. Nëse punon si profesionist, ai mund të bëhet lojtari më i mirë i Liverpoolit, dhe jo vetëm një lojtar i thjeshtë. Çdo herë, qëllimi është për t’u bërë më i mirë. Nuk mjafton për të nëse nuk luan çdo javë për Liverpoolin, ai synon të luajë çdo javë”. 

 

(Kosova Sot)