Për Messin LaLiga tani edhe me konkurruese

  • 12 November 2018 - 18:32
Për Messin LaLiga tani edhe me konkurruese

Barcelona morri sot çmimet për futboll të MARCA’s për sezonin 2017/17 në të cilën Leo Messi fitoi çmimin Pichichi pasi që argjentinasi shënoi 24 gola në La Liga kurse tani thotë se kjo ligë është më konkurruese se kurrë

Messi e mori këtë çmim nga drejtori i MARCA’s, Juan Ignacio Gallardo për atë se ishte top golashënuesi i sezonit të fundit.

“Është mirë që liga është më shumë konkurruese se kurrë, nuk është e lehtë, të gjithë mund të ju mposhtin dhe unë shpresojë që të vazhdojë kështu”, tha numri 10 i Barcelonës.

“Gjithmonë jam më shumë i interesuar në rëndësinë e golave sesa sa janë të bukur ata”.

Trofeu Di Stefano, që është për lojtarin më të mirë të sezonit, po ashtu ju dha Messis dhe ai ishte prezent për ta marrë punën artistike dhe gjeniale të bërë nga artisti francez, Michael Raivand.

“Jam pak i frikësuar për bërrylin dhe kjo është arsyeja pse nuk bërë shumë kontakt, por unë u lirova pak pasi që ndeshja kundër Real Betisit vazhdonte”, vazhdoi ai.

Për herën e tretë me radhë, Jan Oblak ka fituar trofeun Zamora pasi që ka marrë vetëm 22 gola në 37 ndeshje për Atletico Madridin.

“Më pëlqen të dëgjoj që jam më i miri në botë, kjo është arsyeja pse unë punojë gjatë tërë jetës sime”, ka pranuar ai.

“Këto çmime janë rezultat i tërë skuadrave tona, të cilat na ndihmojnë shumë për ti arritur sidomos duke mos pësuar gola. Shpresoj që ne të fitojmë një tjetër titull këtë vit”.

Çmimi Zarra, i cili shkon për golashënuesin më të mirë spanjoll, u fitua nga Iago Aspas, i cili shënoi 22 gola për Celta Vigon në sezonin e fundit, por sulmuesi galician nuk ishte i pranishëm në ceremoni për shkak se i ishte bashkuar Kombëtarja spanjolle për ndeshjet në Ligën e Kombëve.

“Faleminderit MARCA dhe shokët e mijë të skuadrës dhe të gjithëve për çmimin”, tha ai në një video të incizuar për këtë event.

“Ne do të luftojmë shumë dhe do të përpiqemi ta zëmë Messi”.

Trajneri i Valencia, Macelino e mori trofeun Miguel Munoz, i cili i jepet trajnerit më të mirë në La Liga, pasi që udhëhoqi Los Che për tu kthyer në Ligën e Kampionëve.

“Sezoni i kaluar ishte i mahnitshëm”, theksoi ai.

“Dëshirojë ta falënderoi MARCAn për këtë çmim”.

“Ne kemi skuadër të madhe, ne nuk jemi duke marrë rezultate që duam këto momente por ne besojmë se do ja dalim më vonë”.

“Jam i sigurt që të gjithë barazimit, tetë nga 12 ndeshje do të kthehen shumë shpejt në fitore”>

Carlos Del Cerro Grande e mori trofeun Guruceta, që i jepet gjyqtarit më të mirë në ligë.

“Besojë se ne të gjithë jemi shumë të lumtur që tani ne kemi VAR në ligën tonë sepse ka dhënë më shumë drejtësi”, ka pranuar ai.

Presidenti i LaLiga, Javier Tebas po ashtu e ka përcjellur këtë ngjarje dhe ka folur se si ai do të vazhdojë për promovimin e ligës sa më shumë në glob. 

 

(Kosova Sot)