Messi rrëmben dy çmime të rëndësishme në Spanjë, Oblak portieri më i mirë

  • 12 November 2018 - 19:21
Messi rrëmben dy çmime të rëndësishme në Spanjë, Oblak portieri më i mirë

Lionel Messi ka fituar dy çmime sot nga gazeta MARCA

Messi ka marrë çmimin për lojtarin më të mirë të La Ligas dhe për golashënuesin më të mirë “Pichichi.

Çmimet për Messi janë ndarë nga drejtori i MARCA’së, Juan Ignacio Gallardo. I pari ishte çmimi Pichichi, i cili jepet për golashënuesin më të mirë në La Liga. Messi gjatë sezonit të kaluar shënoi 34 gola në La Liga sezonin e kaluar.

Për këtë çmim Messi tha: Gjithmonë jam më shumë i interesuar në rëndësinë e golave sesa sa janë të bukur ata.

Pas këtij çmimim, Messi ka marrë edhe çmimin si lojtari më i mirë në Spanjë për sezonin e kaluar, derisa ai ka thënë se për momentin La Liga është njëra ligave më konkurruese.

Pas Messi është shpërblyer portieri slloven Jan Oblak. Ai mori trofeun Zamora, pasi që pranoi 22 gola në 37 ndeshje sezonin e kaluar, që e bën atë pa asnjë dyshim portierin më të mirë në LaLiga.

Çmimi për lojtarin më të mirë spanjoll e ka marrë Iago Aspas. Aspas ishte njëri prej me të mirëve me Celta Vigon ku shënoi 22 gola.

Trofeu Miguel Munoz, shkoi për trajnerin e Valencias, Macelino pasi që udhëhoqi Los he drejt vendeve për Ligën e Kampionëve, kurse gjyqtari më i mirë është, sipas MARCA’s, është Carlos Del Cerro Grande, i cili e mori trofeun Guruceta, që i jepet gjyqtarit më të mirë në ligë.

Kurse goli më i mirë i ka takuar lojtarit të Levantes, José Manuel Rodríguez 'Chema', i cili mori çmimin “Topi i artë” për golin e ti me vole kundër Real Sociedadit. 

 

(Kosova Sot)