Draxler lirohet nga Gjermania

  • 12 November 2018 - 22:05
Draxler lirohet nga Gjermania

Mesfushori i Paris Saint-Germain ende mund ti ribashkohet skuadrës për ndeshjen në Ligën e Kombeve kundër Holandës, por jo edhe për miqësore kundër Rusisë

Julian Draxler nuk do të paraqitet në miqësoren kundër Rusisë pasi që është liruar për t’u larguar, për shkak të lodhjes së tij.

25 vjeçari e ka lënë grupin për të kaluar kohë me familjen e tij, edhe pse nuk dihet arsyeja e sakt e largimit të tij.

Draxler do ti bashkohet grupit për ndeshjen në Ligën e Kombeve kundër Holandës më 19 nëntor por ende nuk është e qartë se a do ta shfrytëzoi ai këtë mundësi.

Zëvendësim për të nuk është thirr nga Jochim Low.

Duke shkruar për “The Players’ Tribune” në verë, Draxler kishte treguar lidhjet e tij të forta që ai ka me familjen e tij dhe ka treguar për sakrificat që ka bërë për ta bërë ëndrrën e tij për futbollin realitet”.

“Tërë fëmijërinë time, kisha një ëndërr: të vishja fanellën e Schalkes dhe të luaja para familjes sime”, tha ai.

“Babai i im me dha mbështetje të jashtëzakonshme kështu që unë e arrita këtë ëndërr”.

‘”Tërë familja e ime-nuk dëshiruan që të lejonte largimin nga shtëpia”, ka thënë ish lojtari i Wolfsburgut.[

“Kur i thashë nënës sime dhe gjyshës, unë qava. Por mendoj që ndonjëherë në jetë duhet të shpëtoni nga ajo çfarë është familjare dhe të rriteni”.

 

 

(Kosova Sot)