Majlinda i kthehet medaljeve të arta, “i befasuam edhe federatën e xhudos”

  • 12 November 2018 - 23:22
Majlinda i kthehet medaljeve të arta, “i befasuam edhe federatën e xhudos”

Sot janë kthyer në vendlindje xhudistet e “arta” të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, të mbajtur menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Kosovës, xhudistet tona kanë komentuar pjesëmarrjen e tyre në garat e Uzbekistanit.

Majlinda Kelmendi, njëherë fituese e Medaljes së Artë Olimpike është shprehur:

“Gara shkoi shumë mirë. Ishte garë relativisht e fortë, pasur parasysh edhe faktin se nuk kam garuar për një kohë të gjatë. Turneu shkoi edhe më mirë se që priti trajneri Kuka” ka thënë Kelmendi.

“Gjëja më e mirë ishte se ishim shumë të suksesshëm si ekip. Me performancat tona kemi befasuar edhe Federatën botërore të xhudos. Ata po na krahasojnë me skuadrën e femrave të Kubës, që ishin më të fortat në xhudo është më e lehtë dhe kemi më pak presion kur e dimë se i gjithë ekipi jemi favorite për fitore” vazhdoi Majlinda.

“Dritoni nuk kryen vetëm punën e trajnerit por edhe shumë punë të tjera dhe ne po ia shpërblejmë mundin e tij. E falënderoj Tonin për gjithë mundin dhe besimin e tij për mua” ka përfunduar xhudistja jonë.

Kosova në Tashkent fitoi tri medalje të arta dhe një tjetër të argjendtë.

 

(Koosva Sot)