Bonaventura rrezikon mungesën për pesë muaj

  • 13 November 2018 - 22:00
Bonaventura rrezikon mungesën për pesë muaj

Milan rrezikon që ta humbet Giacomo Bonaventura për tre deri në pesë muaj, por Ivan Strinic është pothuajse gati të kthehet pas problemeve me zemër

Kuqezinjtë janë duke vuajtur me lëndime këtë sezon dhe do të jenë pa Lucas Biglia, Mateo Musacchio dhe Mattia Caldara deri në vitin 2019.

Sipas Sky Sport SItalia, vendimi do të merret nesër në atë se a do të futet apo jo Bonaventura në operacion për shërim të inflamacionit të gjurit apo jo.

Duket se ai ka lënduar edhe kercin e gjurit dhe nëse do të hy në operacion, italiani pritet që të mungojë tre deri në pesë muaj.

Lajmi i mirë për Milanin është se Strinic ka pasur përparim në shërimin e zemrës dhe mund që të kthehet në lojë shumë shpejt për skuadrën milaneze.

 

(Kosova Sot)