Skriniar: Humbja mund të jetë e dobishme për Interin

  • 13 November 2018 - 23:42
Skriniar: Humbja mund të jetë e dobishme për Interin

Mbrojtësi i Interi, Milan Skriniar mendon që humbja 4-1 kundër Atalantas është “një goditje e mirë që mund të jetë e dobishme për Interin”, gjatë këtij sezoni

Kalterzinjtë kishin fituar shtatë ndeshje radhazi në Serie A para se të kapitullonin në Bergamo të dielën.

“Ishte një ditë e zezë për Interin, pasi që gjithçka shkoj keq në këtë ndeshje”, tha Skriniar për gazetarët derisa do të paraqitet me Sllovakinë në Ligën e Kombeve.

“Kjo ishte një flakareshë e mirë në fytyrë që do të na hyjë në punë për të mirë. Ne ishim në një formë të mirë, përfshirë edhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve, ku ne kemi luajtur mirë dhe mund të kalojmë në fazën e 16 skuadrave më të mira”.

“Ishte zhgënjyese pasi që nuk e kemi pritur këtë humbje në Atalanta, por unë bëj më të mirën për skuadrën”.

Inter tani ka shtatë pikë pas katër ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, përderisa ata do të përballen më Tottenham Hotspur në Ëembley më 28 nëntor, ndeshje që mund të përcaktojë kalimin tutje.

“Pas barazimit me Barcelonën, ne i thamë njëri-tjetrit që ndeshja me Tottenham do të jetë çelësi. Nuk duhet ta vëmë në diskutim kualifikimin deri në fund, kështu që do të ishte mirë nëse ne do ta përcaktojmë të ardhmen në këtë garë që në ndeshjen e radhës”. 

 

(Kosova Sot)