Liverpooli ofron 98 milionë euro për yllin e Barcelonës

  • 14 November 2018 - 09:19
Liverpooli ofron 98 milionë euro për yllin e Barcelonës

Liverpooli është i gatshëm ta thyejë rekordin personal të transferimeve, duke i ofruar plot 98 milionë euro për yllin e Barcelonës.

Liverpooli është i përgatitur të bëjë ofertë në vlerë 98 milionë euro për Ousmane Dembelen, jo më vonë se në janar.

Jurgen Klopp dëshiron të ketë më shumë opsione në sulm dhe ta forcojë vijën e frontit dhe për këtë ka shprehur vullnet ta thyejë rekordin e klubit për transferimin e një lojtari në mënyrë që ta transferojë Dembelen.

Besohet se Barcelona është e gatshme ta shesë Dembelen, me të cilin janë të pakënaqur shumë persona në “Camp Nou”, pas transferimit nga Borussia Dortmundi verën e kaluar për 156 milionë euro. 

 

(Kosova Sot)