Maradona tregon nëse Messi do të rikthehet në Kombëtare

  • 14 November 2018 - 09:22
Maradona tregon nëse Messi do të rikthehet në Kombëtare

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të rikthehet të luajë për Kombëtaren e Argjentinës, si dhe ka thënë se Kombëtarja do të ketë probleme nëse ai nuk kthehet.

31-vjeçari ka luajtur për herë të fundit për Kombëtaren e Argjentinës në ndeshjet e turneut të Kupës së Botës në Rusi dhe do të mungojë edhe në ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Në Rusi, Kombëtarja e Argjentinës u eliminua nga Franca në 1/8 e finales me rezultat 4-2, por Messi arriti të shënojë në fitoren e vetme të tyre në këtë turne, kundër Nigerisë. Megjithatë, ai e humbi penalltinë kundër Islandës.

Dhe Maradona, i cili e kishte fituar titullin e Kupës së Botës me Argjentinën në vitin 1986, beson se ylli i Barcelonës do të kthehet të luajë për këtë Kombëtare.

Kur u pyet nga Marca se a do të kthehet në të ardhmen Messi për Argjentinën, Maradona tha: “Kështu mendoj. Do ta shohim, sepse nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë ne jemi në telashe”.

 

(Kosova Sot)