Goli i jashtëzakonshëm i Ibrahimovicit zgjidhet më i miri i vitit në SHBA

  • 14 November 2018 - 10:07
Goli i jashtëzakonshëm i Ibrahimovicit zgjidhet më i miri i vitit në SHBA

Zlatan Ibrahimovic është shpërblyer me çmimin Goli i Vitit në Major Soccer League të SHBA-së të martën mbrëma, për golin e jashtëzakonshëm ndaj Los Angeles FC.

Këtë gol mahnitës sulmuesi suedez e shënoi në debutimin e tij për La Galaxy, në një ndeshje që shihet si ndër ndeshjet më dramatike dhe emocionuese të sezonit të rregullt në histori të MLS-së.

Në ndeshjen e tij të parë mes La Galaxy dhe LAFC, Ibrahimovic u fut në lojë nga stoli në pjesën e dytë kur skuadra e tij po humbiste.

Ai e bombardoi portën kundërshtare me një goditje të fuqishme nga 36 metra largësi, duke e barazuar rezultatin në 3-3, gol që dje mori çmimin goli i vitit në këtë ligë. 

 

(Kosova Sot)