Gerrard më në fund e shpjegon përse rrëshqiti dhe e humbi titullin në Premierligë

  • 14 November 2018 - 10:24
Gerrard më në fund e shpjegon përse rrëshqiti dhe e humbi titullin në Premierligë

Ish-mesfushori legjendar i Liverpoolit dhe tani trajner i Rangers, Steven Gerrard, ka bërë të ditur se ai kishte rrëshqitur në ndeshjen kundër Chelseat, në vitin 2014, pasi që kishte pasur probleme me shpinën.

Në vitin 2014, Gerrardi kishte qenë shumë afër ta fitojë titullin e tij të parë të Premierligës në karrierën e tij. Megjithatë, këtë mundësi e humbi pasi rrëshqiti dhe topi shkoi te këmbët e Demba Ba, i cili arriti të shënojë gol për Chelsean.

Megjithatë, në një intervistë për Dailymail, Gerrard ka bërë të ditur se ai kishte pasur probleme me shpinë dhe para ndeshjes ishte detyruar ta merrte një injeksion për t’ia ndaluar dhimbjet, pasi që përndryshe do ta kishte humbur ndeshjen.

“Nuk mendoj se ky është një arsyetim. Ajo që ndodhi ishte fat i keq, por kur e bën një libër apo një film, sidomos me njerëz të cilën kanë fituar çmime Oscar dhe kanë bërë filma si Amy [biografia e Amy Winehouse], ti duhet të jesh sa më i hapur dhe më i sinqertë që mundesh”, ka thënë Gerrard.

Anglezi kishte luajtur për Liverpool për plot 17 vite, nga viti 1998 deri në vitin 2015, mirëpo ai asnjëherë nuk arriti ta fitojë titullin e Premierligës. 

 

(Kosova Sot)