Mesfushori i Kroacisë: Liverpooli s’e fiton titullin për shkak të Lovrenit

  • 14 November 2018 - 11:10
Mesfushori i Kroacisë: Liverpooli s’e fiton titullin për shkak të Lovrenit

Liverpooli nuk do ta fitojë asnjëherë titullin e Premierligës për sa kohë ta kenë mbrojtësin Dejan Lovrenin në skuadër, kështu ka thënë duke bërë shaka bashkëkombësi i tij, Mateo Kovacic.

Skuadra e Jurgen Kloppit për momentin pozicionohet në vendin e dytë në tabelën e Premierligës dhe nuk ka pësuar humbje në 12 ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Por, kjo nuk ka qenë mjaftueshëm e mirë për ta marrë pozitën e parë, ku gjendet Manchester City me dy pikë më shumë.

Edhe skuadra e Kovacicit, Chelsea, e ka filluar këtë sezon me trajnerin e ri, Maurizio Sarrin, mjaft mirë, pasi që tani është vetëm katër pikë larg liderëve, dhe dy pikë larg Liverpoolit.

Por, Kovacici, i cili së bashku me lojtarët e tjerë të Kroacisë morën pjesë në një event për bamirësi, bëri shaka se Liverpooli nuk do të arrijë ta fitojë titullin e Premierligës për shkak të bashkëkombësit të tij, Lovrenit.

“Liverpooli nuk do të jetë kampion i Anglisë. Pse? Sepse ata e kanë Dejan Lovrenin në skuadër”, ka thënë Kovacic, para se ta shikonte një film për rrugëtimin e Kroacisë në turneun e Kupës së Botës në Rusi, me bashkëlojtarët e tij. 

 

(Kosova Sot)