Gjyqtarët nga Kosova e drejtojnë miqësoren Turqi – Ukrainë

  • 14 November 2018 - 13:13
Gjyqtarët nga Kosova e drejtojnë miqësoren Turqi – Ukrainë

Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova do ta drejtojnë një ndeshje miqësore mes Turqisë dhe Ukrainës këtë muaj.

Turqia do të jetë nikoqire e Ukrainës në stadiumin e Antalias më 20 nëntor, me zyrtarët nga Kosova që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimi dhe do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Fatlum Berisha si asistent i parë, Bujar Selimaj si asistent i dytë dhe Besfort Kosumi gjyqtar i katërt.

Nuza bashkë me tre gjyqtarët tjerë, u pranuan si gjyqtarë të FIFA-s më 23 nëntor të vitit 2016 dhe është gjyqtar primar në Ipko Superligën e Kosovës.

Nuza e ka referuar edhe një ndeshje miqësore të FIFA-s mes Turqisë dhe Moldavisë. 

(Kosova Sot)