E jashtëzakonshme, futbollisti i shpëton vrasjes nga tifozi i vet

  • 14 November 2018 - 14:46
E jashtëzakonshme, futbollisti i shpëton vrasjes nga tifozi i vet

Futbollisti kolumbian i Deportivo Calit, Juan Sebarstian Quintero, u sulmua pas një ndeshje nga një person me armë, i cili është bërë e ditur se është tifoz i tij, dhe në kohën e sulmit i kishte veshur fanellat e Quinteros.

Një tifoz nga Kolumbia e sulmoi Quinteron, pas disfatës që pësoi klubi i tij me rezultat 1-0 ndaj Deportivo Pastos. Tifozi iu ishte afruar Quinteros, ia kishte drejtuar armën dhe i kishte thënë: “Do të të vras, bir bushtre”.

“Unë isha duke shkuar në shtëpinë time kur e dëgjova dikë duke trokitur në dritaren time dhe ai person e kishte bërë gati armën për të më qëlluar dhe për të më vrarë”, ka thënë 23-vjeçari, Quintero.

“Mu deshën dy apo tre sekonda për të reaguar dhe pastaj fillova të vrapoj. Ai vetëm trokiti në dritare, ma drejtoi armën dhe më tha: ‘Do të të vras, bir bushtre’”.

“E vetmja gjë që e pashë ishin rrobat e ekipit të Deportivo Calit, personi që e bëri dhe çfarë ndodhi janë detaje që ende janë duke u hetuar”.

“Plumbi e goditi derën, ndërsa unë dhe vëllai im shpëtuam për fat të mirë. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në futboll”.

Quintero, së bashku më bashkëlojtarët e tij, Nicolas Benedetti dhe Jeison Angulo, zbuluan se ata kishin marrë mesazhe kërcënuese, por këto mesazhe kishin qenë normale për ta dhe i kishin fshirë. 

 

(Kosova Sot)