Maradona: Ja përse Perez e shiti Ronaldon

  • 14 November 2018 - 15:36
Maradona: Ja përse Perez e shiti Ronaldon

Legjenda argjentinase Diego Maradona beson se ai e di përsëri presidenti i Real Madridit, Florentino Perezi, e shiti Cristiano Ronaldon në Juventus këtë verë.

Maradona është pyetur rreth vendimin të Madridit për ta shitur Ronaldon në një intervistë me gazetën spanjolle “Marca” – dhe argjentinasi mendon se e di arsyen e vërtetë pas vendimit të Perezit për ta shitur Ronaldon për 100 milionë euro.

“Kur ai [Perez] e kuptoi që Ronaldo po e shënon vetëm nga një gol për ndeshje, vendosi ta shesë. Mendoj se për Ronaldon [kalimi në Juventus] ishte lëvizje e mirë. Ai dha gjithçka për Madridin dhe nuk po e shijonte më futbollin në Spanjë sa po e shijon tani në Itali dhe Perezi gjithmonë bën plane”, tha Maradona.

Maradona mendon se Perezi e hoqi qafe Ronaldon sepse ai po e shënonte vetëm nga një gol për ndeshje në fund të karrierës së tij në Madrid, dhe jo nga dy e tri.

Siç duket ai beson se Perezi kishte menduar se Ronaldo ishte në fillim të tatëpjetës në karrierën e tij.

“Gjithmonë them se Perezi është i mençur dhe nëse e ka lënë Ronaldon të largohet, e ka bërë për një arsyeje”, shtoi ai.

Edhe Ronaldo kohë më parë tha se Perez luajti rol kyç në vendimin e tij për t’u larguar. 

 

(Kosova Sot)