Befason Juventusi, e rikthen në skuadër ish-yllin

  • 14 November 2018 - 16:30
Befason Juventusi, e rikthen në skuadër ish-yllin

Raportohet se Juventusi është duke e menduar seriozisht ta kthejë në klub mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidalin.

Sipas Corriere dello Sport, Juve mund të detyrohet ta forcojë mesfushën në janar, për shkak të pasigurisë rreth Emre Can, i cili është i lënduar dhe nuk dihet kur kthehet

Si pasojë, gazeta italiane beson se kampioni i Italisë dëshiron të ribashkohet me Arturo Vidalin në janar.

Kiliani e refuzoi Interin për t’iu bashkuar Barçës në verë, por ai ka luajtur vetëm 367 minuta këtë sezon, duke qëndruar shumicën e kohës në stol.

Ai i ka fituar katër tituj të Serisë A me Juven dhe ka arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve, para se t’i bashkohej Bayern Munichut më 2015. 

(Kosova Sot)