Lajm i keq për Bayernin, ylli i skuadrës pëson lëndim të rëndë

  • 14 November 2018 - 17:04
Lajm i keq për Bayernin, ylli i skuadrës pëson lëndim të rëndë

Sipas deklaratës së lëshuar nga Bayern Munich, ylli i skuadrës, James Rodriguez, e ka pësuar një lëndim në gju dhe shërimi i tij pritet të marrë mjaft shumë kohë. Bayerni pret që kolumbiani të kthehet vitin e ardhshëm.

James u ekzaminua nga mjeku i klubit, Han Wilhelm Muller-Wohlfahrt, dhe ai është këshilluar të mos e lëvizë gjurin pothuajse aspak në dhjetë ditët e ardhshme, e pastaj të fillojë me një terapi rehabilitimi

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht data kur ai do të mund të kthehet, Rodriguez pritet të jetë jashtë skuadrës së Bayernit për javët e ardhshme deri pas pushimit dimëror, i cili fillon më 24 dhjetor në futbollin gjerman.

 

Bad news ?@jamesdrodriguez has suffered a partial LCL tear in his left knee and will be out of action for several weeks ????

Get well soon!

 
268 people are talking about this
 
 
 

 

“Lajm i keq! James Rodriguez ka pësuar një lëndim në ligamentin e jashtëm të gjurit të tij të majtë në stërvitje”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga kampioni gjerman.

Ky lëndim e përkeqëson edhe më shumë gjendjen në Bayern Munich, të cilët e kanë filluar sezonin e ri të Bundesligës në mënyrë më të keqe se zakonisht. Disfata që pësuan ndaj Dortmundit bëri që ata të zbritnin në pozitën e pestë të kësaj lige. 

(Kosova Sot)