Barcelona dhuron 6 milionë euro për refugjatët

  • 14 November 2018 - 17:18
Barcelona dhuron 6 milionë euro për refugjatët

Shoqata për bamirësi e Barcelonën ka bërë të ditur sot, përmes prezantimit të raportit të ndihmave financiare, se klubi katalonas i ka kontribuar gjashtë milionë euro për t’i ndihmuar grupet e refugjatëve të Greqi, Itali dhe Liban.

Ish-lojtari i Barcelonës, Lilian Thuram, ishte i pranishëm në këtë ngjarje për ta rrëfyer përvojën e tij me këtë shoqatë. Francezi kishte shpenzuar plot katër ditë në një kamp refugjatësh në Liban.

“Atje e kupton se futbolli mund ta ndryshojë botën sepse kur fëmijët luajnë, gjithçka është e barabartë”, ka thënë Lilian Thuram.

Ndërsa, zëvendës-presidenti Jordi Cardoner, e ka sqaruar arsyen për këtë kontribut.

“Në Barcelonë, ne vendosëm të marrim pjesë pa kushte dhe pa një buxhet të kufizuar dhe do të vazhdojmë të punojmë shumë. Në botë janë 68 milionë refugjatë dhe 50 përqind e tyre janë fëmijë. Ata nuk janë përgjegjës për këtë konflikt dhe ne duam t’ua kthejmë vetëbesimin”, ka thënë Cardoner.

Drejtoresha themeluese e kësaj shoqate, Maria Valles, është e kënaqur me suksesin që ka pasur shoqata e saj.

“E shohim se si, falë programit tonë, fëmijët mund t’i harrojnë problemet e tyre për një moment dhe ata ndihem më pak të vetmuar”. 

(Kosova Sot)