Hazard: Vendimin për të ardhmen time do ta marr në fund të sezonit

  • 14 November 2018 - 17:23
Hazard: Vendimin për të ardhmen time do ta marr në fund të sezonit

Ylli belg i Chelseat, Eden Hazard, ka bërë të ditur se ai do ta marrë vendimin për të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni, pasi që për momentin është i përqendruar te Chelsea.

Spekulimet se Hazard do të transferohet në Real Madrid nuk kanë përfunduar as pas përfundimit të afatit kalimtar të verës. Këto spekulime shpeshherë i ka nxitur vetë belgu me deklaratat e tij, ku thoshte se ëndërron të jetë lojtar i “Los Blancos”

Kontrata e Hazardit me Chelsean është e vlefshme deri në vitin 2020, mirëpo tani që është afruar afati kalimtar i janarit, kanë filluar të intensifikohen edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e lojtarëve të ndryshëm.

“Jam duke menduar vetëm për Chelsean tani. Gara zgjat shtatë apo tetë muaj, pas kësaj do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Trajneri e ka të njëjtën filozofi në futboll si unë. Ai gjithmonë mendon për topin. Ai mendon si ne, lojtarët, për futboll”, ka thënë Hazard.

“Nëse e shihni se si luan Napoli, është falë Maurizio Sarrit, stili i tij tani reflektohet edhe te Chelsea. Edhe ai ka këtu lojtarë që i përshtaten sistemit të tij. Kështu që po, jemi shumë të lumtur dhe jemi duke luajtur futboll të mirë”.

(Kosova Sot)