Napoli do ta blen Ospinan

  • 14 November 2018 - 22:10
Napoli do ta blen Ospinan

Napoli janë gati për ta aktivizuar klauzolën e blerjes së David Ospinas nga Arsenali, edhe nëse ai nuk do ti bëj 30 paraqitje

Portieri arriti në Napoli në mes të gushtit për 1 milionë euro huazim, në ditët e fundit të afatit kalimtar, por me opsion për blerje të plotë për 3.5 milionë euro.

Kjo marrëveshje do të bëhej e obligueshme nëse ai do të luante 30 ndeshje gjatë këtij sezoni.

Por, sipas La Repubblica, Napoli ka vendosur që ata do ta blejnë Ospinën në baza të përhershme, edhe nëse nuk e përmbushin këtë kriter.

Kolumbiani ka arritur që të mbyll mirë mungesën e Alex Meret që theu dorën në qershor, ku është bërë njëri prej lojtarëve më të mirë të ekipit.

Meret ende nuk është rikuperuar tërësisht dhe pret që të bëj debutimin për Napolin e tij. 

 

(Kosova Sot)