“Messi është alienë i futbollit”

  • 14 November 2018 - 23:31
“Messi është alienë i futbollit”

Braziliani ndihet i lumtur që luan bashkë me njërin prej më të mirëve në histori të futbollit, derisa thotë se ai është inspirim për tërë skuadrën

Malcom e ka përshkruar shokën e tij të skuadrës, Lionel Messi “si një alien të futbollit” dhe beson se ka nderin e plotë që ka arritur të luaj bashkë me superyllin e Barcelonës.

Braziliani startoi me Messi me Barcelonën në ndeshjen e parë të dielën kundër Real Betisit në Camp Nou, por edhe pse dyshja luajtën mirë nuk arritën që të kenë rezultat pozitiv kundër tyre.

“Pak minuta pasi startojë ndeshja, në tunel, ai me tha se kur ai ta merr topin do të me gjëj mua”, tha Malcom në një intervistë për ESPN Brasil. “Ai e bëri këtë sepse ai është alien i futbollit”.

“Ai është njëri prej atyre që bën më të mirë për grupin. Kjo është arsyeja pse ai është kapiten dhe personi që i inspiron lojtarët për ta dhënë më të mirën, kur kjo vjen nga fituesi i pesë Topave të Artë, atëherë ky është një motivim i madh për ju”.

“Për mua, ai është më i miri në botë”, shtoi ai. “Është e vështirë të flasim për këtë gjë. Kurrëq nuk i dihet çfarë ai do të bëj sepse ai nuk humbet asnjë top, kështu që është e vështirë për të ditur se në cilin drejtim ai do ta plasojë atë”.

 

(Kosova Sot)