Ja sa para ka shpenzuar Ronaldo për dy shishe verë

  • 15 November 2018 - 09:34
Ja sa para ka shpenzuar Ronaldo për dy shishe verë

Cristiano Ronaldo aktualisht po shijon pushime luksi së bashku me familjen e tij.

Pas akomodimit në një ndër hotelet më të shtrenjtë në Londër, portugezi po paguan edhe shifra të çmendura për darkat e tij.

Sipas The Sun, ylli i Juventus ka paguar plot 31 mijë euro për dy shishe verë.

Të gjitha këto për të festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tij, Alana Martina.

Ai pritet të kthehet tek Juventus të enjten, ndërsa me sa duket ka vendosur të shpenzojë disa para me familjen e tij këto ditë në mungesë të tij te kombëtarja e Portugalisë.

(Kosova Sot)