Rooney: Më mungon Manchester Unitedi

  • 15 November 2018 - 09:42
Rooney: Më mungon Manchester Unitedi

Ish-sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka bërë të ditur se atij i mungon të luajë për “Djajtë e kuq” dhe se pendohet që nuk e ka përfunduar karrierën aty.

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, 33-vjeçari do të kishte qenë i lumtur nëse do i ishte ofruar mundësia për t’i dhënë lamtumirën futboll, duke u pensionuar, në Manchester United.

Megjithatë, kjo gjë u bë e pamundur për shkak të minutave të pakët në të cilët ai aktivizohej në ndeshje kur erdhi Jose Mourinho. Për këtë arsye, ai u detyrua të transferohej në klubin ku kishte nisur karrierën, Everton.

Ndërsa, këtë verë ai vendosi ta vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u transferua si agjent i lirë në DC United. Për shkak të paraqitjeve të mira, ai është ftuar për herë të fundit nga Kombëtarja e Anglisë për ndeshjen miqësore kundër SHBA-së.

“Natyrisht që më mungon. Ishte pjesa më e mirë e karrierës sime, të luaja për Manchester Unitedit dhe e bëra këtë gjë për një kohë të gjatë. Por, ishte kohës e duhur për t’u larguar”, ka thënë Rooney.

“Unë nuk po luaja në ndeshje, pikë së pari. Gjithmonë kam qenë lojtar që dua të luaj. Natyrisht, bisedova me trajnerin dhe e kuptova se nuk do të aktivizohesha aq sa doja, kështu që ishte vendimi i duhur dhe koha e duhur për të shkuar”.

“Natyrisht, situata ideale do të kishte qenë nëse do të kisha qëndruar dhe ta përfundoja karrierën atje, por futbolli ndryshon. Gjëra të ndryshme ndodhin për shumë arsye. Unë u largova me kujtime të mrekullueshme”.

“Kalova një periudhë të mrekullueshme me Manchester Unitedit dhe mezi po pres të kthehem në Angli dhe t’i takojë disa nga ish-bashkëlojtarët e mi dhe shokë që i kam nga stafi”. 

(Kosova Sot)