Belgjika synon përforcimin e vendit të parë kundër Islandës

  • 15 November 2018 - 20:08
Belgjika synon përforcimin e vendit të parë kundër Islandës

Belgjika e pret sot në Koning Boudewijnstadion Kombëtaren e Islandës

Belgjika ka vazhduar me fitoret e tyre gjatë këtij edicioni në Ligën e Kampionëve dhe nga dy ndeshje ka 6 pikë.

Ata do të luajnë sonte ndeshjen e tyre të tretë kundër Islandës në shtëpi dhe një fitore do të bënte që belgët të prinin më 9 pikë në grup.

Islanda tashmë ka rënë në Ligën B te Kombeve, pasi që nuk ka asnjë fitore nga 3 ndeshje të zhvilluara, kurse fituesi i grupit të dytë pritet që të përcaktohet në mes Zvicrës dhe Belgjikës, ku ndeshjen e fundit në grup do ta zhvillojnë Zvicra-Belgjika.

Zvicra ka një përparësi pasi që është vendase në ndeshjen e fundit të këtij grupi. 

 

(Kosova Sot)