Belgjika e pamposhtur në Ligën e Kombeve, Islanda në Ligën B

  • 15 November 2018 - 23:28
Belgjika e pamposhtur në Ligën e Kombeve, Islanda në Ligën B

Belgjika e ka mposhtur me rezultat 2-0 Islandën, e cila në edicionin e dytë të kësaj lige do të luaj në Ligën B. Belgjika e ka vazhduar serinë pa humbje në Ligën e Kombeve, derisa në ndeshjen e fundit i shkon Zvicrës, e cila ndeshje do të definojë fituesin e Grupit 2 të Ligës A të Kombeve

Belgjika ka vazhduar serinë e të pamposhturës në Ligën A te Kombeve ku ka mundur Islandën, e cila në këtë ligë ishte si një turist.

Belgjika e dominoi këtë takim që nga minuta e parë, por islandezët arritën që të ruajnë shumë mirë rezultatin.

Eden Hazard kishte mundësinë më të mirë në minutën e 23’të që ta dërgonte Belgjikën në epërsi por goditja e tij u bllokua.

Në përgjithësi, Belgjika e dominoi pjesën e parë ku pati më shumë se 70 për qind topin, por islandezët ishin ata të cilët arritën ta ruajnë portën e tyre të paprekur.

Por, në pjesën e dytë islandezët dorëzohen.

Michy Batshuayi ishte kreatori i dy golave për Belgjikën.

Fillimisht ai kaloi në epërsi Belgjikën në minutën e 65’të, ndërkaq rezultatin e dyfishoi në minutën e 81’të.

Me këtë fitore Belgjika ka nëntë pikë nga 3 ndeshje të zhvilluar.

Ndeshjen e fundit do ta zhvillon kundër Zvicrës dhe në rast se Zvicra fiton atëherë për bazë do të merret golëdallimi që Zvicra në këtë rast e ka më të mirë së Belgjika dhe mund të kalojë në gjysmëfinalen e parë të Ligës A të Kombeve që zhvillohet në qershor të vitit 2019, ku edhe kurorëzohet kampioni i Ligës së Kombeve.

 

(Kosova Sot)