Kosova zbret në Maltë për triumfin e madh

  • 16 November 2018 - 08:26
Kosova zbret në Maltë për triumfin e madh

Dy ditë para ndeshjes, ekipi ynë zbarkon në kryeqytetin maltez

Motivi i lojtarëve nuk ka vend për diskutim, është maksimal. Të gjithë e kanë të qartë se janë vetëm dy ndeshje larg një suksesi që kohët e fundit ka mundur të jetë vetëm ëndërr dhe këta djelmosha duan ta bëjnë realitet

E kspedita e Kosovës ka udhëtuar dje drejt tokës malteze, atje ku po e synon një tjetër triumf të madh, i cili nëse nuk e kualifikon në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, gjithsesi e afron shumë afër suksesit historik. Motivi i lojtarëve nuk ka vend për diskutim, ai është maksimal. Të gjithë e kanë të qartë se janë vetëm dy ndeshje larg një suksesi që kohëve të fundit ka mundur të jetë vetëm ëndërr dhe këta djelmosha duan ta bëjnë realitet. Kosova po shpreson në tri pikë të plota ndaj Maltës me Shpresë se Azerbajxhanit të dështojë ndaj Ishujve Faroe të shtunën dhe kështu ndeshja e fundit të mbetet vetëm për festë. Megjithatë, ata janë të bindur që, pavarësisht rezultatit të kundërshtarit do të jenë në gjendje të fitojnë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë dhe në këtë mënyrë të ngjiten në një Ligë me lartë dhe njëherësh ta vazhdojnë rrugën drejtë kualifikimit për kampionatin Evropian. Sot stërvitja e fundit Kosova për t'u akomoduar sa më mirë më klimën në Maltë, vendosi të udhëtojë dy ditë para ndeshjes, ku dje kreu një stërvitje në Valeta ndërsa sonte na ora 18:00 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit ku trajneri Berndard Challandes edhe do të vendos për 11-shën startuese ndaj Maltës. Mbrojtësi i Dinamo Zabgreb-it, Amir Rrahmani ka thënë se ata e kanë studiuar shumë mirë Maltën dhe e kanë të qartë se rreziku më i madh i tyre vjen nga ndërprerjet dhe në këtë pikë duhet të jenë të suksesshëm. "Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, edhe kjo ndaj Maltës do të jetë bukur e vështirë, por ne nuk kemi objektiv tjetër përveç fitores. Kundërshtari ynë është i rrezikshëm nga ndërprerjet dhe aty duhet at bllokojmë", ka thënë Rrahmani, i cili edhe në këtë sfidë pritet t'i prijë qendrës së mbrojtjes derisa për bashkëpunëtor do ta ketë Fitim Alitin ose prurjen e re Mirlind Kryeziu. Varet shumë sesa ka arritur Kryeziu të adaptohet në ekip, apo trajneri Bernard Challandes do të vazhdojë t'i besoj Alitit i cili në këto ndeshjet e fundit është treguar shumë stabil në mbrojtje. Shala e Kryeziu duan vetëm fitore Dy mesfushorët kryesorë në fazën defensive të Kosovës, Herolind Shala e Hekuran Kryeziu janë të bindur në fitoren e skuadrës së Kosovës. Ata e dinë potencialin që ka ekipin jonë karshi Maltës dhe këtë kërkojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht. Gjithsesi, futbollistët nuk duan të lëshohen në aventura dhe të besojnë se fitorja është e sigurt."Në asnjë mënyrë nuk e marrim ndeshjen si të lehtë dhe kjo vetëm me Maltën por me asnjë kundërshtar tjetër. Çdo ndeshjeje i qasemi me seriozitetin më të madh, pasi nuk ka kundërshtar të lehtë. Ne jemi përgatitur mirë dhe atmosfera në grup është jashtëzakonisht e mirë dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e pikëve, ndaj edhe jemi në Maltë për fitore", ka thënë Shala. Të njëjtin mendim ka edhe Kryeziu i cili në sfidën ndaj Ishujve Faroe mungoi për shkak të kartonëve dhe ajo mungesë u ndje shumë. "Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por ne hyjmë në fushë për t'i marrim tri pikë. Mbase duhet shikuar se çfarë po bën Azerbajxhani, por kjo nuk duhet edhe shumë të na interesojë, pasi synimi ynë janë tri pikët dhe jemi favoritë në grup dhe të ecim tutje", ka përfunduar Hekuran Kryeziu, duke folur më pas edhe për tri prurjet e reja në ekip, Demhasajn, Kryeziun e Muriqin. "Demhasajn e Kryeziun i njoh shumë mirë pasi luajtëm me ta, madje edhe iu kam treguar për Kosovën kur janë ftuar edhe pse në fund ka qenë vendimi i tyre. Janë lojtarë të mirë dhe do të na ndihmojnë shumë. Çdo prurje e re për ne është e mirëseardhur", ka thënë Kryeziu.

(Kosova Sot)