Klubet angleze votojnë kundër ditës së fundit të afatit kalimtar në verë

  • 16 November 2018 - 09:06
Klubet angleze votojnë kundër ditës së fundit të afatit kalimtar në verë

Premier Liga vitin e kaluar kishte ndryshuar datën e afatit të fundit kalimtar të verës, duke e zhvendosur nga data 31 gusht në datën dy ditë para se të fillojë sezoni në Premier Ligë

Sipas së përditshme britanike “Mirror”, klubet e Premier Ligës e kanë refuzuar propozimin për të ndryshuar edhe njëherë ditën e fundit të afatit kalimtar në verë.

Përfundimi në mes të gushtit në vitin 2018 kishte prishur planet e disa klubeve të cilët më pas u gjetën në disavantazh nga Spanja, Gjermania dhe Italia, derisa afati përfundoi më 31 gusht.

Por, pavarësisht këtyre shqetësimeve, 11 skuadra kanë votuar që dita e fundit e afatit kalimtar të jetë më 9 gusht, pak para fillimit të sezonit të ri, deri nëntë te tjera kanë votuar që ai të shtyhet për 31 dhjetor. 

(Kosova Sot)