Ky është realiteti i rastit të PSG me dënimet e mundshme

  • 16 November 2018 - 09:24
Ky është realiteti i rastit të PSG me dënimet e mundshme

UEFA e ka kuptuar qartë që modeli financier i PSG’së nuk është fer, kështu që pritet të merr hapa të tjerë dhe situata e tillë nuk mund të lejohet rreth veprimeve të një klubi, kurse nga kjo do të preken më së shumti Paris Saint-Germain dhe Manchester City.
Prej që është bërë presidentin, Aleksander Ceferin ka qenë i qartë se do ta aplikoi ligjin, por ka mbetur pak pas.

Rihapja e rastit të PSG’së për sezonin 2016/17 nuk ishte një gjest i thjesht në kornizën e tyre, por tregon kontratat skandaloze të sponsorizimit nga klubi i Ligue 1 të cilat janë rishikuar në detale nga auditor paralel e të cilat ishin raportuar se nuk ka dyshime, shkruan Marca.

Kjo marrëveshje shkel shpirtin e Fer Playt Financiar (FFP).

Në takimin e fundit në zyrat e Nyon, është diskutuar kjo çështje dhe masat e mundshme që duhet të ndërmerren, por në një moment, u tha që “futbolli nuk mund të ja del mbanë pa skuadrat si PSG apo Manchester City”.

Çka është e qartë është se klubi francez do të sanksionohet por planifikohet që ai mos të përjashtohet nga garat.

Rasti është në duart e hetuesve të UEFA’së, verdikti final pritet të jepet në fund të vitit dhe çdo mundësi mund të ju dorëzohet administratës së dytë për vendim.

Më 2014 klubet ishin dënuar pasi që nuk i ishin përmbajtur rregullave të FFP e disa prej tyre u detyruan që të reduktojnë skuadrat në 21 lojtarë, por tani klubet tjera po sugjerojnë që të bëhen këto sanksione.

MARCA ka kuptuar megjithatë, që nuk ka bisedime për përjashtim kurse UEFA është e qartë se dënimet do të jenë të ashpra.

Deklarata e lëshuar në Nyon tregon shqetësimin e tyre dhe këshilli “ka vendosur unanimisht që klubet ti forcojnë marrëdhëniet e tyre me UEFAn, kurse tërë anëtarët janë pajtuar që UEFA do të ndihmojë në rritjen e qëndrueshmërisë financiare në futboll në të gjitha nivelet në kontinent”.

“Palët kanë nënvizuar përkushtimin e tyre për të punuar së bashku për zhvillimin e garave të klubeve nën lidershipin e UEFA’së”.

Përveç kësaj, dosjet e atyre skuadrave të cilët thyen rregullat e FFP’së më 2017/18 do të bëhen të ditura për pak ditë kurse detalet e transferimit të Kylian Mbappe dhe Neymar do të dalin në dritë për herë të parë. 

(Kosova Sot)