Çështja Alexis, komplikohet edhe më shumë

  • 16 November 2018 - 09:40
Çështja Alexis, komplikohet edhe më shumë

Alexis Sanchez nuk u paraqit as në derbin e Manchesterit dhe kjo ka bërë që debati për qëndrimin e tij apo jo në këtë skuadër, të ndizet edhe më shumë

Sipas The Sun, marrëdhëniet në mes të Manchester United dhe Alexis Sanchez janë në pikën më të ulët, prej që ai ju bashkua këtij klubi, kurse lojtari ka mbetur i “frustruar” pasi që u la në bankë në derbin e Manchesterit.

Sulmuesi raportohet se ia ka bërë të qartë ndjenjat e tij drejtuesve të klubit pas ndeshjes, derisa ai vet ka kërkuar pushim nga Kili për ndeshje ndërkombëtare.

Tashmë ka thashetheme që ish ylli i Arsenalit të largohet nga Old Trafford që në dimër, pasi që momenti i tij në këtë skuadër nuk i ka arritur pritshmëritë. 

(Kosova Sot)