Godin prapë kërkohet nga Mourinho

  • 16 November 2018 - 10:30
Godin prapë kërkohet nga Mourinho

Jose Mourinho thuhet se do të ofrojë rreth 20 milionë funte për Diego Godin

Sipas Daily Start, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, nuk është dorëzuar dhe dëshiron që ta materializoi transferimin e Diego Godin tek “Djajtë e kuq”.

Djajtë e Kuq kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë funte për mbrojtësin me përvojë uruguaian.

Për të janë të interesuar edhe Chelsea, pasi që e shohin si alternativë të shpejt për mbrojtësin jo në formë, Gary Cahill, me skuadrën londineze që po ashtu pritet të bëj ofertë për të në janar. 

(Kosova Sot)