Ja kënd e favorizojnë bastoret për ndeshjen Maltë-Kosovë

  • 16 November 2018 - 10:32
Ja kënd e favorizojnë bastoret për ndeshjen Maltë-Kosovë

Kosova pritet të luajë ndeshjen e parafundit në Ligën e Kombeve, ku do të jetë mysafirë i Maltës në Valleta të shtunën në mbrëmje

Ndeshja do të fillojë të shtunën në ora 18:00 në Valleta dhe synimi i kosovarëve është vetëm fitorja, pasi që gjashtë pikë do ti jepnin një mundësi më të mirë Kosovës që të priste një gjysmëfinale në shtëpi.

Por, bastoret ndërkombëtare e shohin ndeshjen Maltë-Kosovë si një ndeshje të mirë, derisa për ta kosovarët janë favorit.

Shumica e bastoreve, si bet & win, paddy power etj, ia kanë dhënë Kosovës koeficientin 1.50 kurse Maltës 9.00.

Shumica e analistëve të futbollit, përfshirë edhe mediat malteze kanë shkruar sot se Kosova është favorite për ta fituar këtë ndeshje dhe Grupin 3 të Ligës D te Kombeve ku gjendet edhe Azerbajxhani dhe Ishujt Faroe. 

(Kosova Sot)