Bayerni nuk e do më Jamesin

  • 16 November 2018 - 11:15
Bayerni nuk e do më Jamesin

Lëndimi i ligamenteve të kyçit të këmbës ka ardhur në kohën më të keqe për kolumbianin, i cili ka luftuar për të pasur më shumë minuta këtë sezon, me Bayern Munich që treguan në një konferencë për shtyp se nuk e kanë në plan për ta shfrytëzuar të drejtën për ta blerë atë nga Real Madridi

Kicker ka shkruar sot se gjigantët gjerman nuk janë duke menduar që marrëveshjen e huazimit për James me Real Madridin, ta bëjnë permanente, një gjë e cila do ti kushtonte atyre 42 milionë euro, e cila gjë do të thotë se lojtari mund të kthehet në verë në kryeqytetin spanjoll.

Bayern po kërkon që ta rinoi skuadrën që për momentin është në moshë dhe Kicker thotë se klubi janë gati për të investuar 200 milionë euro në këtë ristrukturim.

Ata më parë do të shpenzonin para në talente si Pavard i Eintrachtit apo sulmuesin Luka Jovic së sa në James.

Kjo është një goditje e madhe për James, i cili është lënduar të martën në stërvitje, është duke punuar shumë për të zënë vend në formacionin e parë të skuadrës. 

(Kosova Sot)