Juve afër transferit të supertalentit italian

  • 16 November 2018 - 12:59
Juve afër transferit të supertalentit italian

Juventus raportohet se janë duke prirë për të siguruar shërbimet e Sandro Tonallit, pasi që do ta lë talentin e ri të Brescias në huazim deri në fund të sezonit

Sipas Tuttosport, Juve kanë bërë hapa të mëdhenj për Tonalin, kurse tani janë para Interit të cilët po ashtu planifikonin ta merrnin lojtarin 18 vjeçar të Brescias.

Gazeta shpjegon që trajneri i Juves, Max Allegri “nuk i ngutet për ta pasur në skuadër atë”, por 18 vjeçari mund të vazhdojë të luajë për klubin nga Serie B deri në sezonin tjetër ku do ti bashkohej bardhezinjve.

Ndër të tjera, drejtori sportiv, Fabio Paratici do të pajtohej me këtë marrëveshje të Allegrit, përderisa do ti jepte një marrëveshje për një vit e gjysmë Tonalit në mënyrë që “ai të akumuloi më shumë minuta dhe të merr përvojë me ekipin e tij aktual”. 

(Kosova Sot)