Vinicius: Solari gjithmonë me ndihmon

  • 16 November 2018 - 13:38
Vinicius: Solari gjithmonë me ndihmon

Pas ndeshjes së Brazil U20 te enjten, Vinicius Junior ka shfrytëzuar kohën për ta lavdëruar trajnerin e ri te Real Madridit, Santiago Solari

I riu tashmë ka në supe më shumë ndeshje pasi që impakti i tij fare nuk u pa gjatë kohës kur në Real Madrid ishte Julen Lopetegui.

“Solari gjithmonë me ka ndihmuar që  nga koha që ka ardhur në Madrid”, ka thënë ai për gazetarët.

“Ai dëshironte që kur erdha të mendoja me kokën e ftohur dhe me dha shumë minuta për të luajtur, të njëjtën është duke e bërë edhe me minutat që mi jep në skuadrën e parë”.

Pas miqësores së te enjtes, ish lojtari i Flamengos përsëri nuk shënoi gol kundër Kolumbisë.

“Ne duhet që të përparojmë mjaftueshëm, të punojmë për këto 3-4 ditë para ndeshjes së ardhshme”, ka theksuar sulmuesi 18 vjeçar.

Vinicius e konsideron se kur shkon në Flamengo i duket sikur e feston ditëlindjen.

“Është skuadra ime e zemrës”, shtoi ai.

“Jam shumë i dhënë pas tyre dhe gjithmonë do të jem”. 

(Kosova Sot)