Man Utd kërkon sulmuesin Soares
Manchester United, përpos që është duke kërkuar përforcime në mbrojtje, është duke kërkuar edhe në sulm
Sipas ESPN, Manchester United është duke marrë në konsideratë transferimin e sulmuesit të Gremios, Everton Soares.
22 vjeçari vlerësohet rreth 30 milionë funte, e po ashtu është skautuar edhe nga Manchester City, me të cilët dy skuadrat do ta rivalizojnë njëra-tjetrën.
Me Alexis Sanchez në formë jo të mirë dhe me formën e luhatshme të Lukaku, Mourinho duket se është duke shikuar alternativa të tjera në sulm.
(Kosova Sot)