Betejë franceze për një vend startues në Barcelona

  • 16 November 2018 - 14:29
Betejë franceze për një vend startues në Barcelona

Ngadalë por sigurt dhoma e mjekëve të Barcelonës e kanë bërë të qartë që një lojtar i rëndësishëm do të kthehet për skuadrën pas ndeshjeve të Kombëtares, ky është Samuel Umtiti

Umtiti ka problem me gjurin e tij që ka qenë një kokëdhimbje për stafin mjekësor pasi që ai deshi të mjekonte atë në mënyrë konservative, duke mos hyrë në operacion.

Duket se kjo strategji ka funksionuar pasi që Umtiti do të jetë gati për të luajtur që në dhjetor, por kjo pritet që të tregohet definitivisht më vonë.

Tani mbetet në duar të Valverdes se me kë të startojë, me Clement Lenglet i cili ka pasur një start të mirë dhe të fuqishëm ndeshjet e fundit. Tani ai duket më i qetë në mbrojtje dhe ka filluar një partneritet të mirë me Gerard Pique.

Me këtë në mendje, mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me Umtiti i cili tashmë do të kthehet nga lëndimi, por mbetet të shihet forma e tij.

Tërë kjo do të shpaloset javën e ardhshme pasi që Barcelona do të përballet me Atletico Madridin.

(Kosova Sot)