Kokëçarje për Juven, lëndohet Pjanic

  • 16 November 2018 - 14:54
Kokëçarje për Juven, lëndohet Pjanic

Juventus është në ankth për fitnesin e Miralem Pjanic, pasi që mesfushori u largua nga stërvitjet e Bosnje Hercegovinës pas një sulmi muskulor

Federata boshnjake e futbollit me ka konfirmuar përmes faqes zyrtare së Pjanic ka marrë një lëndim gjatë ndeshjes kundër Austrisë, ku Bosnja barazoi me rezultat 0-0.

Pas kësaj, Calciomercato.com dhe Sky Sport Italia kanë shtuar së 28 vjeçari pritet të kthehet në Torino, ku do ti bëj analizat e Juves për ndeshjen kundër SPAL.

Bardhezinjtë tashmë kanë mbetur për një kohë pa mesfushorin Emre Can, për kohë të pacaktuar për shkak të një problemi që ai ka me tiroide.

(Kosova Sot)