Barcelona nis negociatat për rinovim me Alban

  • 16 November 2018 - 15:40
Barcelona nis negociatat për rinovim me Alban

Barcelona ka filluar bisedimet për t’ia vazhduar Jordi Albas kontratën

Sipas të përditshmes sportive “Sport”, Barcelona janë duke planifikuar rihapjen e bisedimeve për t’ia vazhduar kontratën Jordi Albas.

Spanjolli ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Camp Nou dhe pritet që përfaqësuesit e tij të fillojnë diskutimet me drejtues të Barcelonës.

Për momentin, Alba është njëri prej mbrojtësve më të mirë në La Liga në krahun e majtë. 

(Kosova Sot)