Chiellini: Nuk jam i pazëvendësueshëm

  • 16 November 2018 - 22:37
Chiellini: Nuk jam i pazëvendësueshëm

Giorgio Chiellini ka insistuar duke thënë se nuk është i pazëvendësueshëm në Kombëtaren e Italisë.

Mbrojtësi i Juventusit nesër pritet ta luajë ndeshjen e 100-të me Italinë në ndeshjen ndaj Portugalisë.

“Është një ëndërr, të cilën e kam pasur që nga fëmijëria ime”, ka thënë italiani.

“Jam duke menduar vetëm për ndeshjen. Unë nuk jam i pazëvendësueshëm, askush nuk është”.

Në listën e lojtarëve të ftuar nga Roberto Mancini, Chiellini ka më së shumti gola, gjithsej tetë, një më shumë se Ciro Immobile. 

 

(Kosova Sot)