Lazio pas mbrojtësit të Manchester Unitedit
Lazio është skuadra e radhës nga Serie A që ka shfaqur interesimin për mbrojtësin italian të Manchester Unitedit, Matteo Darmian.
Klubi romak i ka filluar negociatat për një transferim të mundshëm të tij në janar.
28-vjeçari është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te Interi, Juventusi, Roma dhe Napoli.
Darmian është paraqitur vetëm njëherë në skuadrën e Jose Mourinhos në këtë stinor.
(Kosova Sot)