Shikoni çfarë i bëjnë gazetarit, tifozët skocez në Shkodër (Video)

  • 17 November 2018 - 17:08
Shikoni çfarë i bëjnë gazetarit, tifozët  skocez në Shkodër (Video)

Gazetari i Top Channel, Endi Tufa po raportonte nga Shkodra për ndeshjen Shqipëri-Skoci që do të zhvillohet sot në mbrëmje, kur ndodhi diçka e pazakontë.

Tifozët skocezë që ishin pas tij, fillimisht i vunë në kokë gazetarit një kapele dhe vazhduan të kërcenin dhe këndonin.

Më pas, kur Endi Tufa nuk e priste aspak, njëri prej tyre i erdhi nga pas dhe e puthi në faqe duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë të pranishmit.

(Kosova Sot)