I braktisur nga prindërit dhe në varfëri, kjo është historia e lojtarit që kërkohet nga Shqipëria

  • 17 November 2018 - 18:05
I braktisur nga prindërit dhe në varfëri, kjo është historia e lojtarit që kërkohet nga Shqipëria

Sipas lajmeve më të fundit të gazetës argjentinase “Ole”, trajneri i Kombëtares së shqipërisë, Christian Panucci, duket se i ka hedhur sytë kah Argjentina për të marrë mbrojtësin e djathtë Tomas Guidara.

Por kush është Guidara dhe cila është historia e tij?

Tomas Guidara është 21 vjeç me prejardhje nga Kordoba dhe një lojtar nga Belgrano që në moshën 16 vjeçare. Ai luan në krah dhe kryesisht në krahun e djathë. Por Guidara ka pasur një fëmijëri të vështirë. 

Shpesh herë atij i është dashur që të flejë në një shesh ose poshtë ndonjë ure. Ai është braktisur nga prindërit e tij kur ishte i vogël dhe qëndroi te shtëpia e gjyshërve të tij, të ciëlt kanë pasur pak të ardhura dhe shpesh herë e kanë pasur të vështirë që ta ushqejnë atë.

Megjithatë asgjë nuk e ndali këtë djalosh që kishte shumë besim te Zoti. Klubi i Kordibës ia bëri kontratën e parë, edhe pse ai kishte debutuar në Turneun e Parë në të kaluarën. Tomas filloi të ndiqte seancat e trajnerit në Belgrano dhe klubi e dërgoi në konviktin e klubit, ku e ushqyen dhe i ofruan mbështetje. Më parë ai hante në drekë çaj me bukë.

“Kur unë kurseja, lekët më merreshin nga gjyshja ime. Nuk dua që dikush të përjetojë atë që kam kaluar unë. Kur isha 14 vjeç unë mora një vendim për të ndryshuar gjithçka që kisha kaluar. Kuptova se Zoti ishte me mua dhe unë duhet të buzëqeshja, prandaj mbarova shkollën e mesme dhe fillova të studioja me mësuesit e edukimit fizik. Kur Sebastian Mendez (trajneri i Belgranos) më ftoi në stol si zëvendësues, gëzimi ishte shumë i madh dhe unë nuk do t’iu them se kur e bëra debutimin tim si titullar”.  – ka thënë Guidara.

Ndërsa lojtari mendon se si ai ka shumë persona të tjerë prandaj ai i inkurajon ata duke thënë: “Me përpjekje dhe me ndihmën e Zotit, ju mund të arrin suksesin që dëshironi.” – ka përfunduar mbrojtësi.

 

(Kosova Sot)