Kosova po fiton, por çfarë është duke bërë Azerbajxhani?

  • 17 November 2018 - 18:51
Kosova po fiton, por çfarë është duke bërë Azerbajxhani?

Kosova është duke fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Maltës pas gjysmë ore lojë në një ndeshje të Ligës së Kombeve në stadiumin kombëtar të Maltës “Ta’Qali”.

Kosovën në epërsi e kaloi Vedat Muriqi pas një çereku lojë.

Ndërkohë, rivali i Kosovës për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, Azerbajxhani, është duke fituar po ashtu, por më bindshëm, 2-0 ndaj Ishujve Faroe, në një takim që është duke u zhvilluar në të njëjtën kohë.

Siç qëndrojnë gjërat, Kosova mbetet lidere me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në vendin e dytë.

Kjo nënkupton se të martën, kur Kosova e pret në Prishtinë Azerbejxhanin, vendoset fituesi i grupit dhe kush promovohet në Ligën C dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës D.

Kosovës do t’i kryente punë edhe një barazim në këtë rast. 

 

(Kosova Sot)